top of page

Mbahet konferenca me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës” në Ministrinë e Punëve të Jashtme

  • Writer: infoepiqendra
    infoepiqendra
  • 1 day ago
  • 2 min read

Prishtinë, 28 shkurt 2019

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, respektivisht, Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm, ka mbajtur konferencën me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”.

Kjo punëtori u hap nga zëvendësministri i punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli, ndërsa folës kryesorë ishin: prof. dr. Qerim Qerimi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, autor i shumë librave dhe punimeve shkencore dhe përfaqësues në Ekipin e Kosovës në procesin e përballjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë; prof. dr. Ibrahim Berisha, mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, sociolog dhe autor i librit të mirënjohur “Vdekja e Kolonisë”; zt. Fatmir Zajmi, konsull në New York dhe hulumtues i çështjeve koloniale – njëherit iniciator i kësaj punëtorie; abasadori zt. Lulzim Mjeku si dhe sociologu zt. Labinot Kunushevci, i cili prezantoi intervistën e tij shkencore kushtuar kolonializmit të botuar në 17 gjuhë në revistën prestigjioze “Global Dialogue”. Intervistë kjo me të cilin në vitin 2017 fitoi çmimin “Shkrimi më i mirë për promovimin e Kosovës për vitin 2017” nga i njëjti institucion - MPJ.

Prezantimi i intervistës së famshme shkencore “Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë” botuar në 17 gjuhë
Prezantimi i intervistës së famshme shkencore “Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë” botuar në 17 gjuhë
Fatmir Zajmi, konsull në New York dhe hulumtues i çështjeve koloniale – njëherit iniciator i kësaj punëtorie.
Fatmir Zajmi, konsull në New York dhe hulumtues i çështjeve koloniale – njëherit iniciator i kësaj punëtorie.
Prof. Dr. Ibrahim Berisha, autori i librit “Vdekja e Kolonisë” - “Death of Colony”
Prof. Dr. Ibrahim Berisha, autori i librit “Vdekja e Kolonisë” - “Death of Colony”
Prof. Dr. Qerim Qerimi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, vlerësoi se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb.

Gjatë konferencës “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”
Gjatë konferencës “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”

Në tryezë u vlerësua se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb, duke u trajtuar në vazhdimësi si pronë koloniale me ç‘rast popullit shqiptar i ishte mohuar e drejta për pavarësi dhe qeverisje me pasuritë e veta natyrore.

Në takim u potencua se kjo ishte hera e parë, që në mënyrë institucionale u adresua dhe u mbështetë ky segment i historisë së Kosovës dhe se në të ardhmen, një aktivitet i këtillë mund të shërbejë si platformë për hulumtime të mëtejshme në këtë temë të rëndësishme si dhe në realizimin e prioriteteve relevante të MPJ. Në këtë punëtori kanë pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme./EPIQENDRA.COM

Comments

Më të rejat

Sponzorët tanë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga EPIQENDRA.

bottom of page